Spitali i Pejës publikon listën e pritjes për rezonancë magnetike

Spitali i Përgjithshëm në Pejë nga sot ka filluar publikimin e listave të pritjes për rezonancë magnetike.

Njoftimi i spitalit thekson se kjo është bërë me qëllim të transparencës së plotë për pacientët dhe për publikun.

“Kriter i renditjes në listë është radha e paraqitjes dhe me rastin e paraqitjes për termin pacienti merr numrin e tij rendor dhe ekzaminimi me rezonancë magnetike bëhet vetëm në bazë të radhës” – thuhet tutje në njoftim.

Një publikimin të tillë, spitali është zotuar se do ta bëjë çdo javë.

Në këtë listë nuk bëjnë pjesë rastet spitalore e urgjente, sepse ato nuk mund të planifikohen.

Shërbimet e rezonancës magnetike kanë filluar të ofrohen në këtë spital një muaj më parë.

Lista javore e pritjes së pacientëve për rezonancë magnetike