Në Spitalin e Pejës nga sot do të ofrohen shërbime të rezonancës magnetike

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot në Spitalin e Pejës do të ofrohen shërbimet e rezonancës magnetike.

Në komunikatën e Ministrisë thuhet se ministri Arben Vitia ka njoftuar se është nënshkruar plani investiv për infrastrukturë edhe për pajisje në vlerë 41 milionë euro.

“Sot është lajm i mirë që më në fund rezonanca magnetike do të jetë në shërbim të qytetareve të Pejës, por edhe të komunave të tjera përreth. Kur ka vullnet, kur ka punë dhe kur nuk mungon angazhimi, brenda një periudhe edhe më të shkurtër mund të bëhet investimi i ardhshëm”- citohet të ketë thënë Vitia.

Sipas njoftimit, vlera e këtij projekti është 658 mijë euro.