Specialja bastis banesën e Vllaznim Kryeziut, ish-komandant i UÇK-së
17.11.2023 - 22:53
Gjykata Speciale e Hagës ka bastisur sot banesën e Vllaznim Kryeziut, ish-komandant i Brigadës 122 të UÇK-së, me ç’ rast i është konfiskuar edhe një telefon mobil.
Andin Kryeziu përmes një postimin në Facebook ka bërë të ditur për bastisjen e banesës së babait të tij.
“Vazhdojnë bastisjet e Gjykatës Speciale ndaj çlirimtarëve! Sot me datë 17.11.2023, Gjykata Speciale e Hagës bastisi banesën e ish-Komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, ku me ç’ rast iu konfiskua telefoni mobil”- ka shkruar ai në Facebook.
Ditë më parë Specialja ka kryer bastisje edhe në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi.