Spanja zbut masat ndaj COVID-19, do të lejojë fëmijët të dalin jashtë

Fëmijët spanjollë janë mbajtur të mbyllur në shtëpi që nga 14 marsi nën masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Mirëpo, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, synon që të zbusë masat më 27 prill me qëllim që fëmijët të mund të dalin për të marrë ajër të pastër, raporton BBC.

Kryetarja e bashkisë së Barcelonës, ​​Ada Colau, e cila ka fëmijë të vegjël vetë, këtë javë iu lut Qeverisë që të lejojë që fëmijët të dalin jashtë.

Në Spanjë kanë vdekur 20 mijë persona dhe 200 mijë të tjerë janë infektuar me virusin vdekjeprurës.