Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Skenderaj, qytetari raporton se zjarri i përfshiu tokën me fidanë

Një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë po dyshohet se u përfshi nga zjarri më 28.02.2024 në fshatin Liqenë në Skenderaj.

Qytetari ka raportuar se sipërfaqja është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

Ndërsa ka thënë se vlera e dëmit është rreth 20 mijë euro.

Sipas Policisë, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Ndërsa, rasti është në procedurë hetimore.