Shtiu me armë zjarri në aheng familjar, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes janë gjetur 29 gëzhoja të pistoletës, një predhë dhe nëntë gëzhoja të pushkës gjysmë automatike të cilat janë konfiskuar.

I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë me një karikator dhe një pushkë gjysmë automatike.

Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.