Shirit i Policisë - Foto: REL

Shtetasi nga Shqipëria gjendet i vdekur në vendin e punës në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas nga Shqipëria është gjetur i vdekur në ambientin e tij të punës në Lipjan.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.