Ilustrim Foto: KALLXO.com

Shpoi gomat e dy veturave zyrtare, arrestohet një person në Rahovec

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Rahovec, pasi dyshohet se ka dëmtuar me thikë gomat e dy veturave zyrtare.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:45 në Rahovec.