Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Shpallen në kërkim katër persona, dyshohen për fajde, detyrim e privim i kundërligjshëm nga liria
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër të dyshuar dhe ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët që të raportojnë çdo informacion që mund të kenë për ta.
Katër të dyshuarit, të cilëve Policia ua ka publikuar edhe fotografitë janë: Bruno Kuzhnini, Elson Kuzhnini, Gjon Kuzhnini dhe Egzon Reshani.
Sipas njoftimit, ata po dyshohen për kryerjen e veprave penale – fajdeja; privimi i kundërligjshëm i lirisë, dhe detyrimi.
“Çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected], ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999.” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 18.03.2026.
Dy ditë më parë, KALLXO.com raportoi se një person është arrestuar e katër të tjerë janë në kërkim, pas një operacioni policor kundër fajdesë në Prizren.



