Ilustrim

Shkolla e artit në Gjilan zhvilloi mësimin online për shkak të mungesës së peletit

Nxënësit e shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati” në Gjilan kanë zhvilluar mësimin online gjatë kësaj jave për shkak të mungesës së ngrohjes në objekt.

Që nxënësit të mos mësojnë në të ftohtë, mësimi është zhvendosur online deri në sigurimin e lëndëve djegëse.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Roland Masurica, drejtor i kësaj shkolle.

“Këtë javë e kemi mbajtë mësimin online edhe në fakt kanë përfundu procedurat e prokurimit, furnizimit me lëndë djegëse. Vetëm këtë javë, sepse më herët nuk kemi pas problem” – ka thënë Masurica për KALLXO.com.

Ndërsa, drejtoresha e arsimit në Komunën e Gjilanit, Albana Demiri ka thënë se mësimi është zhvilluar online për shkak të procedurave të prokurimit.

“Ne si Drejtori i kemi përfunduar të gjitha procedurat me kohë. Por ka pasur procedura tjera ligjore të prokurimit që janë vonuar”- ka thënë Demiri.

Drejtori shkollës së artit ka bërë të ditur se mësimi do të vazhdojë fizikisht të hënën.

“Dje jemi furnizu, mbrëmë jemi furnizu me lëndë djegëse dhe mësimi pritet të fillojë të martën me prezencë”- ka thënë Masurica.