Shkolla "Mihal Grameno" në Fushë-Kosovë. Foto: Kallxo.com

Shkolla "Mihal Grameno" në Fushë-Kosovë nga sot ka kaluar në mësim online

Shkolla fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë ka kaluar në skenarin C të mësimdhënies.

Task forca e kësaj shkolle dhe task forca e DKA-së kanë marrë këtë vendim pas rritjes së numrit të nxënësve dhe të personelit të shkollës të prekur nga COVID-19.

Nxënësit do të ndjekin mësimet në RTK 4 dhe në platformat e tjera online në bashkëpunim me mësimdhënësit.

Skenari C parasheh mësimi online.

27 shkolla në nivel vendi janë duke vijuar mësim online apo nga distanca për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Kështu kanë bërë të ditur për KALLXO.com nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Meqenëse ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19, disa shkolla në Republikën e Kosovës kanë kaluar në mësim online. Sipas të dhënave që dërgojnë Inspektoratet e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit nëpër komuna ( sot ende nuk kemi të dhëna sepse janë duke u mbledhur) 27 shkolla  po vijojnë mësimin online”, thuhet në një përgjigje me shkrim.

MAShTI: 27 shkolla në Kosovë po zhvillojnë mësim nga distanca