Klasa ku është mbajtur testi i maturës Foto: MASHT

Shkolla ‘Xhemail Mustafa’ në kryeqytet njofton se deri kur do të vazhdojnë me mësim online

Shkolla fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, do të vazhdojë mësimin online deri më datën 2 shkurt.

Kështu ka bërë të ditur ky institucion arsimor pas mbledhjes së Task Forcës.

Në bazë të këtij njoftimi, mësimi në shkollë fillon më 3 shkurt.

“Task Forca e shkollës iu bën thirrje të gjithë prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve që të zbatojnë  masat anti-covid 19 edhe gjatë kohës sa qëndrojnë në shtëpi, masa këto të përcaktuara IKSHP”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

KALLXO.com ka raportuar më 22 janar 2022 se shkolla Fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë nga dita e hënë deri më 31 janar do të kalojë në skenarin C (online) si shkak i numrit të madh të nxënëseve të prekur me COVID-19.

Nga Ministria e Arsimit njoftuan të premtën se në Kosovë aktualisht janë 6 mijë e 687 nxënës aktiv me COVID-19.

Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë nga e hëna në mësim online