Mësimi online

Dy shkolla në Kamenicë kalojnë në mësim online

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se për shkak të numrit të madh të nxënësve të infektuar me COVID-19 dy shkolla do të kalojnë në mësim online.

Bëhet fjalë për shkollat fillore “Dëshmorët e Kombit” dhe “Fan S. Noli” në Kamenicë.

“Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin në formën online, deri në përmirësim të gjendjes”, thuhet në njoftim.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot ka njoftuar se pavarësisht masave që janë marrë nga Qeveria e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, mësimi në shkolla do të vazhdojë fizikisht.

Po ashtu, në njoftim thuhet se nëse brenda 3 ditësh konfirmohen 2 ose më shumë raste të infektimit të nxënësve me virusin COVID-19 brenda një klase dhe nëse më shumë se 5% e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me virusin COVID-19, atëherë do të kalohet në mësim online.