Mësimi online

Viti, tri shkolla kalojnë në mësim online

Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti ka njoftuar se tri shkolla nga e hëna do të vazhdojnë mësimin online.

Kjo për shkak të rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19 si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ.

Shkollat që do të kalojnë në mësim online janë SHFMU “Dëshmorët e Vitisë”  në Viti , SHFMU “Nazmi Pajaziti” në Radivojcë, SHFMU” Skender Emerllahu” në Ramjan.

“Këto shkolla nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it”, thuhet në njoftimin e DKA-së.

Tutje është thënë se shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës.