Ilustrim

Nga nesër deri në fund të janarit shkolla “Dardania” në Prishtinë mban mësim online

Për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus në nivel vendi, nga nesër nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Dardania” në kryeqytet do t’i vazhdojnë mësimet online apo sipas skenarit C.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo shkollë përmes një postimi në Facebook.

“Task Forca e shkollës mori vendim që mësimi të vazhdojë me SKENARIN C (online) nga data 24.01.2022 deri më 31.01.2022”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Oraret e mësimit:

Klasët VI – IX

Ora I: 09:00- 09:30

Ora II: 09:35-10:05

Ora III: 10:10-10:40

Ora IV: 10:50-11:20

Ora V: 11:25- 11:55

Ora VI: 12:00- 12:30

Klasët I – V

Ora I: 13:00-13:30

Ora II: 13:35-14:05

Ora III: 14-10-14:40

Ora IV: 14:50-15:20

Ora V: 15:25-15:55

Edhe shkolla fillore “Xhemajl Mustafa” në kryeqytet nga nesër deri në fund të këtij muaji do t’ i vazhdoj mësimet online.

Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë nga e hëna në mësim online