Shkarkohet drejtoresha e Arsimit në Gjilan

Selvete Sylejmani është shkarkuar nga pozita e drejtoreshës së arsimit në Komunën e Gjilan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Besart Selimi nga kabineti i kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni.

“Po, sot është shkarkuar drejtoresha e Arsimit”,- tha Selimi.

Selimi nuk ka dhënë detaje për arsyen e shkarkimit të drejtoreshës Sylejmani.

KALLXO.com ka kontaktuar Selvete Sylejmanin dhe kryetarin Hyseni, por deri në momentin e publikimit të  këtij artikulli nuk ka marrë asnjë përgjigje.