Presidenti i Kubës, Raul Castro- Foto: REL/Reuters

SHBA-ja akuzon Raul Castron e Kubës për vrasjet me rrëzimin e dy aeroplanëve më 1996

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar ish-liderin kuban, Raul Castro, për komplot për vrasjen e shtetasve amerikanë dhe për krime të tjera lidhur me rrëzimin e dy aeroplanëve më 1996 ndërmjet Kubës dhe Floridës, ka raportuar të enjten (21.05.2026) BBC.

 

Në rastin e publikuar të mërkurën – sipas kohës lokale amerikane – Castro dhe pesë të tjerë akuzohen për rrëzimin e aeroplanit që i përkiste grupit kubano-amerikan “Vëllezërit për Shpëtimin” dhe vrasjen e katër personave, përfshirë tre amerikanë.

Castro, tani 94 vjeç, atëherë ish shef i forcave të armatosura të vendit dhe denoncua nga bota për rrëzimin.

Ndërsa SHBA-ja po mundohet të ushtrojë presion në rritje ndaj sundimit komunist të Kubës, presidenti Miguel Diaz-Canel i ka quajtur akuzat “një manovër politike, pa asnjë bazë ligjore”.

Duke folur në Kullën e Lirisë në Miami, prokurori i përgjithshëm në detyrë, Todd Blanche, ka njoftuar se SHBA-ja do ta akuzojnë njashtu Castron për shkatërrimin e aeroplanëve dhe katër akuza individuale për vrasje lidhur me vdekjen e Armando Alejandre Jr, Carlos Alberto Costas, Mario Manuel de la Penas dhe Pablo Moralesit.

“Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump nuk i harrojnë dhe nuk do t’i harrojnë qytetarët e tyre”, ka deklaruar Blanche.

Akuzat duhet të argumentohen në një gjykatë amerikane, me disa sosh që parashikojnë mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm. Akuzat për vrasje parashikojnë dënim maksimal me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Akuzat e reja të Departamentit të Drejtësisë synojnë një figurë kyçe të udhëheqjes komuniste të Kubës, derisa ajo përballet me presion të fortë nga SHBA-ja për të kryer reforma të rëndësishme politike dhe ekonomike në sundimin e saj njëpartiak atje.

“Mendoj se strategjia është të rritet presioni gradualisht deri në atë pikë sa qeveria kubane të dorëzohet dhe të dorëzohet në tryezën e negociatave”, ka theksuar Ëilliam LeoGrand, ekspert për politikën e Amerikës Latine në Universitetin Amerikan.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com