Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Shantazh në Gjakovë, i kërkon viktimës 10 mijë euro

Në Gjakovë është arrestuar një person i gjinisë mashkullore pasi që nga viktima kishte kërkuar 10 mijë euro si dëmshpërblim nga ish e dashura e tij dhe se gjatë asaj kohe i ka thyer derën e oborrit.

Arrestimi ka ndodhur dje rreth orës 9:30.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti,  i cili po trajtohet si shantazh dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë, vazhdon të hetohet.