Vetura doli nga rruga dhe u rrokullis, Policia jep detaje për vetaksidentin në Sllatinë

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Sllatinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Luljeta Mehmeti.

Sipas saj, vetura e aksidentuar dyshohet se ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur.

“Me datë 19.01.2024 në orët e mëngjesit është raportuar për një aksident trafiku me lëndime /vet-aksident, në magjistralen Prishtinë-Pejë respektivisht në Sllatinë. Vetura e aksidentuar dyshohet se ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur, ku si pasojë lëndime ka pësuar drejtuesi i automjetit”- ka thënë ajo.

Ndërsa ka njoftuar se lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë relevante policore  për trajtim të mëtejmë të rastit.

Në adresë të KALLXO.com një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.