Aksident në Sllatinë, ka të lënduar – VIDEO

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Pejë, më saktësisht në Sllatinë.

Nga ky aksident raportohet se ka të lënduar.

Në aksident është e përfshirë edhe një veturë zyrtare 3Z.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

Në vend të ngjarjes shihen edhe Policia e Kosovës.