Policia e Kosovës

Aksident mes trenit dhe veturës në Sllatinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte mes një treni dhe një veture në Sllatinë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën e re të aeroportit, në vendkalimin hekurudhor ku janë përfshirë një tren dhe një automjet. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale” – ka thënë ai.

Ndërsa ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.