Reshjet e shiut vështirësojnë qarkullimin në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë - VIDEO

Reshjet e shiut kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

KALLXO.com sjell pamje nga gjendja në qarkullim në fshatin Sllatinë.

Në video shihen kolona automjetesh të krijuara si pasojë e shiut.

Gjatë ditës (24.03.2024)Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë ka probabilitet prej 35 për qind për përmbytje.

“Niveli i rrezikshmërisë është shumë i ulët. Nuk ka përmbytje lumore, lumenjt janë në gjendje stabile por disa pjesë, sidomos në regjion të Prishtinës mundet me pas reshje më intensive, munden me shkaktu pak vërshime të shpejta. Kjo nënkupton proçkat që vijnë prej zonave të larta malore, si pasojë mundet me pas edhe shembje të dheut por probabiliteti është i ulët”- deklaroi Bashkim Kastrati nga IHMK.

Pas njoftimit të IHMK-së, Komuna e Prishtinës ka kërkuar kujdes nga qytetarët.

Paralajmërimi për vërshime të shpejta dhe erëra të forta në Prishtinë, detaje nga IHMK