Rrahje në Hajvali

Një rrahje ka ndodhur në rrugën “Afrim Gashi” në Hajvali, ku dyshohet se tre persona janë sulmuar nga dy të tjerë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:30, kemi marrë informatën për një sulm të ndodhur në rrugën “Afrim Gashi” në Hajvali. Bazuar në të dhënat dyshohet që tre persona  janë sulmuar nga dy të tjerë”, ka thënë Borovci për KALLXO.com.

Tutje ai ka treguar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Borovcit, policia ka dalë në vendngjarje dhe ka identifikuar të dyshuarit, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor, ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.