Policia e Kosovës

Rrahen mes vete për parking, arrestohen pesë persona në Prizren

Pesë persona janë arrestuar nga Policia në Prizren, pasi janë rrahur në mes vete për parking.

Sipas Policisë së Kosovës, dy prej të arrestuarve janë shtetas të huaj me leje qëndrim të përkohshëm në Kosovë.

I dyshuari i parë gjatë përleshjes ka përdorë një mjet të rrëzikshëm ‘sëpatë’, e cila është konfiskuar.

Tre të dyshuarit tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:20 në Prizren.