Reduktime të ujit të pijshëm në rajonin e Mitrovicës, ky është orari

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të aplikojë reduktime të ujit të pijshëm për konsumatorët e rajonit të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, KRU “Mitrovica” është detyruar të aplikojë reduktimin e furnizimit me ujë për shkak se nuk janë respektuar thirrjet e saj për përdorim sa më racional dhe keqpërdorimit të ujit të pijshëm.

“Andaj, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të pajisjeve tona dhe vazhdim të shërbimit edhe pas ditëve me vapë, ju njoftojmë se jemi të detyruar që pa dëshirën tonë të aplikojmë reduktime të ujit në të gjithë zonën tonë të shërbimit, deri në një vendim tjetër” – thuhet në njoftim.

Plani i reduktimeve

Mitrovicë

Reduktim furnizimi në fshatin Rekë me orar të caktuar : 17:00 –23:00.

Reduktim furnizimi për fshatrat: Zhabar, Lushte, Brobonic, Verrnice, Koshtove, Suhodoll, Gushavc dhe Vinarc 10:00- 15:00.

Reduktim furnizimi për fshatin Kçiq duke u bazuar në standarde minimale 150L për banor në ditë.

Vushtrri

Zonat rurale nga ora 17:00 – 22:00.

Qyteti (Zona Urbane) 23:00 – 05:00.

Skenderaj

Zonat rurale – ndërprerje çdo të dytën ditë.

KRU Mitrovica ka njoftuar se thotë ky plan do të rishikohet në baza javore.