Rasti i ‘Klan Kosovës’, Haradinaj-Kurtit: Hiq dorë nga ky vendim i çmendur!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), e cila refuzoi ankesën e “Klan Kosovës” për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit.

Përmes një postimi ën Facebook, Haradinaj ka kërkuar anulimin e vendimit dhe, siç ka shkruar ai, ta lënë l“Klan Kosovën” ta kryejë punën e vet.

“Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti. Nuk mbyllen mediat në një vend evropian! Nuk jemi Kore e Veriut! Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet! Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë!”- ka shkruar Haradinaj në Facebook.

MINT ka bërë të ditur se ka refuzuar ankesën e televizionit “Klan Kosova” ndaj vendimit për pezullim të certifikatës së biznesit.

Në njoftim thuhet më tej se pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente.