Qeveria urdhëron kompanitë private që punëtorët t'i kryejnë shumicën e punëve nga shtëpia

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, e cila është mbajtur disa orë pasi janë regjistruar dy rastet e para me coronavirus në Kosovë, është miratuar vendimi për masat shtesë.

Përmes këtij vendimi, Qeveria ka urdhëruar kompanitë private që ta organizojnë punën në mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia.

Përveç kësaj, në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin përmes të cilit ndalohen hyrje-daljet në Klinë dhe Viti, mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, ndërpreu transportin ndër-urban dhe ndërkombëtar, mbyljjen e kafiterive, restoranteve, qendrave tregtare dhe tregjeve të automjeteve dhe kafshëve etj.

Sot janë regjistruar dy rastet e para me coronavirus në Kosovë, një 22 vjeçare që punonte në Leskovc të Klinës dhe një 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë.

KALLXO.com më herët ka raportuar se të gjithë personat të cilët kanë pasur kontakt me personat e prekur me coronavirus në Leskovc dhe Stubëll janë izoluar.

Masat për coronavirusin – Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë

Masat për coronavirusin – Mbyllen kafiteritë, restorantet e tregjet

Konfirmimi për coronavirus, familje në Klinë vendosen në karantinë

Qeveria miraton vendimin për ndalimin e hyrje-daljeve në Klinë e Viti

Masat për coronavirusin – Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë

Masat për coronavirusin – Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë