Qeveria siguron 25 milionë euro për sektorin e shëndetësisë

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për ratifikimin e amendamentit numër 1 të Marrëveshjes Kornizë së Kredisë të datës 14 gusht 2020 ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit, “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ky amendament i shton marrëveshjes bazë edhe 20 milionë euro që gjithsej janë 60 milionë euro.

“Ky projektligj pas miratimit në qeveri do të procedohet në Kuvend. Ky amendament është shumë i rëndësishëm pasi që i shton edhe 25 milionë euro që janë të dedikuara për sektorin e shëndetësisë”, tha ai.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e Qeverisë tha se për këtë kredi, nuk do të paguhet asnjë tarifë zotimi.