Qeveria ngrit akcizën e duhanit nga 1 shtatori

Në mbledhjen e qeverisë që po mbahet, me propozimin e ministres së Financave, Hykmete Bajrami, është vendosur për ngritjen e akcizës së duhanit nga 1 shtatori i këtij viti.

Sipas Bajramit, kjo është bërë duke marrë parasysh prioritetet strategjike për zhvillimin e vendit, ministria ka paraparë bërjen e kalendarit për ngritjen e akcizës në duhan.

Kalendari i akcizave sipas ministres Bajrami do të jetë si në vijim.

“Nga data 1 shtator 2020, do të ngritet 1 euro  dhe do të jetë 48 euro për kilogram. Nga data 1 janar 2021 do të ngritet 1 euro dhe do të jetë 49 euro për kilogram, nga data 1 janar 2022 do të ngritet  2 euro dhe do të jetë  51 euro për kilogram,  nga data 1 janar 2023 do të ngritet  2 euro dhe do të jetë 53 euro për kilogram dhe po ashtu në janar 2024 plus dy euro dhe do të jetë 55 euro për kilogram”, ka thënë ministrja Bajrami.