Një nxënëse e shkollës së mesme mban një poster ku shkruhet “Bac nuk po nihna e sigurt” në një protestë kundër ngacmimeve dhe sulmeve seksuale në shkolla, në Prishtinë, Kosovë, më 19 maj 2021, duke iu referuar shprehjes “Bac, u kry”- referencë për pavarësinë e Kosovës. Foto: BIRN

Pyetësor: Përdorimi i TikTok-u për të stigmatizuar vajzat

Për investigimin tonë të fundit, do të donim të dëgjonim nga gra dhe vajza nga Ballkani Perëndimor që janë stigmatizuar si imorale në mediat sociale, veçanërisht në TikTok, ose nga njerëz që njohin dikë që është stigmatizuar si imoral në internet.

Gratë dhe vajzat shpesh rrezikohen të denigrohen, ngacmohen ose shfrytëzohen seksualisht nëpërmjet mediave sociale.

Një nga çështjet problematike me të cilat ato përballen është stigmatizimi si imorale – një fenomen i përcaktuar nga Instituti Evropian për Barazinë Gjinore, EIGE, si “stigmatizimi i grave dhe vajzave në bazë të pamjes së tyre, disponueshmërisë seksuale dhe sjelljes seksuale aktuale ose të perceptuar”.

Sipas EIGE, stigmatizimi si imorale “është një formë e gjatë dhune me bazë gjinore që përforcohet në sferën kibernetike: ajo përjetëson rregullimin e seksualitetit të grave dhe vajzave dhe kufizon lirinë e fjalës së tyre të lirë në internet”.

Ndërsa platforma TikTok ka fituar miliarda përdorues në mbarë botën, ajo është përdorur gjithnjë e më shumë për stigmatizimin si imorale. Një investigim i BIRN në shkurt 2022 arriti në përfundimin se kërkesa minimale e moshës për të hapur një llogari në TikTok nuk ka bërë asgjë për të ndaluar mijëra fëmijë në Ballkan nën moshën 13 vjeç që të kenë akses në aplikacionin me video të shkurtra, duke shtuar rrezikun që vajzat e reja të stigmatizohen si imorale.

Për investigimin tonë të ri, ne do të dëshironim të dëgjonim nga gra që janë stigmatizuar si imorale në rrjetet e mediave sociale, veçanërisht në TikTok, ose nga kushdo nga një vend në Ballkanin Perëndimor që njeh dikë që është stigmatizuar si imorale në internet.

Gjërat kryesore që duam të zbulojmë janë:

  • Cila ishte platforma e mediave sociale në të cilën ju ose dikush që njihni është stigmatizuar si imorale?
  • Keni besim tek autoritetet shtetërore, prindërit apo mësuesit për t’ju ndihmuar dhe për të ndaluar stigmatizimin si imorale? Nëse “po”, cila ishte përgjigja e tyre dhe nëse “jo”, pse nuk patët besim tek ata?
  • A përdoret shpesh TikTok-u për të stigmatizuar si imorale vajza dhe gra?
  • A ka pasur ndikim afatgjatë te ju ky stigmatizim?
  • A janë anëtarët e komunitetit LGBT më shumë apo më pak të prekur nga stigmatizimi si imoral/e në internet?

Nuk do të publikojmë asnjë dokument apo emër pa pëlqimin paraprak dhe nuk planifikojmë të përdorim shembuj specifikë, por, përkundrazi, duam të nxjerrim në pah problemet e përgjithshme sistematike. Përgjigjet tuaja janë të sigurta dhe të koduara.

Historitë tuaja do të përdoren për të na ndihmuar me investigimin tonë të vazhdueshëm.

Si mund të merrni pjesë:

Për të treguar përvojën tuaj, duhet thjesht të plotësoni këtë formular. Pyetësori është në dispozicion në anglisht,  por edhe në gjuhën shqipeboshnjake/kroate/malazeze/serbe dhe maqedonase.

Gjithashtu mund të na kontaktoni përmes emailit: [email protected].

Ose mund të na kontaktoni përmes rrjeteve sociale:

Facebook: @balkaninsight

X (ish-Twitter): @balkaninsight