Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa rajone të Kosovës, KEDS shton mobilizimin e ekipeve në teren

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se pas raportimeve të ditës së premte për erëra të forta në rajon të Dukagjinit, Mitrovicë e Prizren, ka shtuar mobilizimin e ekipeve në terren.

Sipas KEDS, në rajonet e lartpërmendura janë shkaktuar dëme në shtylla dhe përques elektrik dhe ekipet se po punojnë që të kthehet sa më shpejt furnizimi me energji.

“Pas raportimit të mbrëmshëm për përfshirjen e rajonit të Dukagjinit nga erëra të forta, për të vazhduar më tej edhe në atë të Mitrovicës e të Prizrenit, KEDS ka shtuar mobilizimin e ekipeve në terren. Të dhënat e fundit nga KEDS paraqesin një situatë të përkeqësuar në distriktet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit, ku janë shkaktuar dëme në shtylla dhe në përçues elektrikë. Ekipet e terrenit ndodhen në gatishmëri 24/7 me qëllim që konsumatorëve të prekur nga këto kushte atmosferike, t’u kthehet sa më parë furnizimi me energji elektrike, për çka i falëmderojmë për mirëkuptim”- thuhet në njoftimin e KEDS.