Foto: Policia e Kosovës 12.03.2024
Kontrolla në një autobus, zyrtarët doganorë hasin në një revole - FOTO
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollimit të një autobusi me targa RKS, në pikën e kalimit kufitar në Merdare, në hyrje të shtetit kosovar, zyrtarët doganorë kanë hasur në një revole me gas me 28 copë fishekë në valixhën e një udhëtari.
Rasti ka ndodhur sot, 12.03.2024 rreth orës 06:00.
“Lidhur me rastin me autorizim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar”- thuhet në kumtesën e Policisë të datës 12.03.2024.
Ndërsa personi i dyshuar lirohet pas intervistimit.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti vazhdon në procedurë të rregullt dhe do të trajtohet më tutje nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës.