(Ilustrim) - Foto: Naser Sertolli/KALLXO.com

Serbia sjell barna për serbët e Kosovës, dërgesa pret lejen e MSH-së

Serbia ka nisur drejt Kosovës një dërgesë me barna për komunat e banuara me shumicë nga serbët, mirëpo, nuk është futur akoma në Kosovë pasi gjendet në doganë, duke pritur vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, nëse dërgesa do të lejohet të hyjë. Për këtë çështje ka heshtur kryeministri Albin Kurti gjatë ditës, derisa njëjtë ka vepruar edhe zyra e tij.