FOTO ILUSTRIM

Prokuroria Speciale e Kosovës ndalon një të dyshuar për terrorizëm

Një person i dyshuar për shtytje për kryerjen e veprave terroriste është ndaluar gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se K.P., dyshohet për veprën penale për shtytje në vazhdim për kryerje të veprave terroriste.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale ka njoftuar se gjatë ditës ka bërë kërkesë në Gjykatën e Prishtinës – Departamenti Special, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit person për veprën e lartcekur.