Prizren, sulmohet një polic gjatë një bastisje

Është sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa njësia policore ka qenë duke zbatuar një urdhër verbal të prokurorit për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën Ekrem Rexha në Prizren rreth orës 16:50.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.