Prizren, dërgohen në burg pesë policët e dyshuar për ushtrim dhune gjatë detyrës zyrtare

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë të pandehurve S.H., A.P., V.K. dhe F.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale – keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Dyshimi për këtë vepër është bazuar nga deklaratat e të dëmtuarëve, deklaratat e të pandehurve, raporti i oficerit, video-incizimet, sidomos  videot në Inspektoratin Policor.

Pa këtyre dëshmive, Inspektorati Policor i Kosovës – Departamenti i hetimeve kishte paraqitur kallëzim penal kundër të pandehurve.

Në Gjykatën e Prizrenit po mbahet seanca ndaj policëve të arrestuar për keqtrajtim