Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në Gjykatën e Prizrenit po mbahet seanca ndaj policëve të arrestuar për keqtrajtim

Sot në gjykatën themelore të Prizrenit po mbahet seanca e paraburgimit ndaj policëve të arrestuar për keqtrajtim.

Inspektorati Policor i Kosovës – Departamenti i hetimeve ka paraqitur kallëzim penal kundër të pandehurve S.H., A.P., V.K. dhe F.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale – keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Dyshimi për këtë vepër është bazuar nga deklaratat e të dëmtuarave, deklaratat e të pandehurve, raporti i oficerit, video-incizimet, sidomos  videot në Inspektoratin Policor.

Seanca ka filluar në ora 13:00 dhe po vazhdon ende.

 

Arrestohen pesë zyrtarë policorë të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare