Prizren, arrestohet nga Policia pasi dyshohet se sulmoi fizikisht një grua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një person tjetër është arrestuar në Prizren dje pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj një burri. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prizren dje një grua ka raportuar se është kanosur nga një burrë i cili vazhdimisht po e shqetësonte. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Në Pejë Policia ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj një gruaje. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.