Pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova mbi 4 orë

Qytetarët të cilët po largohen nga Kosova drejt vendeve evropiane përmes pikës kufitare në Merdarë po presin edhe mbi 4 orë.

Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës në përditësimin që është bërë në ora 23:41.

Ndërsa pritjet në pikat e tjera janë më të shkurta.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë 30-40 minuta, kurse në Muçibabë 15-20 minuta.