Kolona të gjata në pikën kufitare në Merdarë. 07/01/2023. Foto: KALLXO.com

Daljet nga pikë-kalimet kufitare - Pritje mbi një orë e kolona mbi 1 mijë metra të gjata

Edhe sot, në dy pikë-kalime kufitare për të dalë nga Kosova ka pritje të gjata e kolona me automjete.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në pikë-kalimin kufitar në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova janë nga 60 deri në 70 minuta.

Ndërsa, pritje deri në gjysmë ore u regjistruan edhe tek pikë-kalimi kufitar Dheu i Bardhë. Në këtë pikë kolonat e veturave shkojnë deri në 150 metra ndërsa në Merdarë ato shkojnë deri në 1200 metra.

Këto janë të dhënat e plota: