Kufiri, Merdare, 5 shkurt 2024

Protestat matanë Merdarës - Hapet për qarkullim rruga e bllokuar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga e bllokuar në Merdare, në territorin serb, tashmë është e lirë për qarkullim.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se është hapur për qarkullim rruga që ishte e bllokuar më herët në pjesën e SRB”- thuhet në njoftim.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëri të ditur se për çdo informatë shtesë qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095.

Në orët e paradites së sotme, QKMK njoftoi se në pikë-kalimin kufitar në Merdarë janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve prej orës 12:00 deri në 15:00.

Paralajmërimi për protesa matanë Merdarës – Disa vetura zgjedhin të mos e kalojnë kufirin