Ilustrim

Merdarë, arrestohet i dyshuari për sulm fizik ndaj një polici

Një person ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor në Merdarë. Sipas njoftimit të policisë, zyrtari policor ishte në detyrë zyrtare në pikën kufitare në Merdarë.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurit është liruar. Rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 11.02.2024, rreth orës 11:50.

Policia është duke e trajtuar rastin si sulm ndaj personit zyrtar.