(Ilustrim) - Merdarë - Foto: KALLXO.com

Kjo është koha e pritjes në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritjet në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas statistikave të Qendrës, situata në krahasim me ditët e fundit tashmë është e qetë.

Pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë – 30 deri në 40 minuta.

Po ashtu, për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare kolona është 40 metra, e pritjet janë 15-20 minuta.

Kolona në ndonjë pikë tjetër të kalimit kufitar nuk ka, përderisa pritje janë të zakonshme, 3 deri në 5 minuta, përpos Merdarës e Muçibabës që është deri në 10 minuta.