Ilustrim

Prishtinë, personi zyrtar sulmohet dhe i dëmtohet vetura

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi ishte sulmuar nga dy persona të tjerë.

Policia njofton se viktima ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur.

Rasti ka ndodhur dje në Gllogovc (Drenas) dhe është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar dhe dëmtim të pronës së tij.

Përveç lëndimeve trupore të shkaktuara viktimës i janë shkaktuar edhe dëme material të veturës së tij.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.