Prishtinë: Mosmarrëveshje në trafik mes dy personave, njëri nxjerr armën

Një mosmarrëveshje në trafik dje në Prishtinë ka përfunduar me kanosje me armë.

Policia ka njoftuar se një i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor, pasi pas një mosmarrëveshje në trafik që kishte pasur me një person tjetër, i dyshuari e kishte kanosur me armë.

Tutje është bërë e ditur se tek i dyshuari Policia ka konfiskuar një pistoletë me 27 fishekë, për të cilën i dyshuari posedonte leje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në ora 11:17.