Prishtinë, gjendet një person i vdekur

Një burrë është gjetur i vdekur të enjten rreth orës 05:30 të mëngjesit në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton Policia.

Trupi i vdekur me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

Sipas Policisë, rasti nën hetime.