Foto-ilustrim

Prishtinë, gjendet i vdekur një person rreth 20-vjeçar

Një person i moshës rreth 20-vjeçare është gjetur pa shenja jete, ndërsa policia po e heton rastin si vdekje të dyshimtë.

Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një person të shtrirë në tokë në rrugën ‘Skender Matallari’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ftuar aty edhe ekipën mjekësore dhe njësitë e tjera te nevojshme policore”, ka thënë ai.

Sipas policisë, me gjithë përpjekjet, nga  ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se trupi i shtrirë është pa shenja jete.

“Ne vendngjarje është ftuar edhe prokurori i shtetit. Aktualisht policia rastin është duke e trajtuar si vdekje te dyshimtë dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje”, ka shtuar Borovci.

Policia thotë se ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve te ekzaminimit dhe këqyrjes se vendit te ngjarjes si dhe veprimeve hetimore për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes.

KALLXO.com ka raportuar edhe për një tjetër rast të vdekjes që ka ndodhur sonte në Komoran.

Komoran, gjendet i vdekur një 70-vjeçar, dyshime për vetëvrasje