Komoran, gjendet i vdekur një 70-vjeçar, dyshime për vetëvrasje

Një person rreth 70 vjeçar është gjetur i vdekur sonte rreth orës 19:45.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Agron Borovci, nga Policia e Kosoëvs.

Sipas tij, rreth orës 19:45 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në “Lagjen e Re” në Komoran .

“Me të marrë informatën policia ka dalë  në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë ai.

Borovci ka shtuar se mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes “përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do ti ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”.