Ilustrim

Prishtinë, arrestohet një person për fyerje dhe frikësim të prindërve të tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për frikësim ndaj prindërve të tij, pasi që iu ka kërkuar para.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 09:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pasi iu ka kërkuar para prindërve të tij, viktimave kosovar, i ka fyer dhe ofenduar, gjë e cila ka ngjallur frikë te viktimat pasi që nuk ishte rasti i parë i sjelljeve të tilla”- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se të dyshuarit iu është ofruar tretman mjekësor në klinikën e psikiatrisë, por i njëjti është liruar nga mjeku.

Sipas policisë, i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.