Ilustrim

Prishtinë - Arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj gruas së tij

 

Një person është arrestuar nga policia, pasi që i njëjti dyshohet se ka rrahur gruan e tij pasditen e djeshme në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, bashkëshortja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.